Site icon Telegrafi

Kalifornia me numër rekord votuesish, shumë më tepër amerikanë kanë votuar sesa në vitin 2016

Kalifornia është rrugës për të vënë rekord të ri sa i përket numrit të votave në zgjedhjet presidenciale, duke u bazuar në të dhënat e Political Data Inc.

Votimi i hershëm tashmë ka arritur nivelet e shifrave rekord në zgjedhjet presidenciale, ku më shumë se 11 kalifornianë kanë votuar, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e votuesve të këtij shteti tashmë kanë votuar – duke thyer kështu rekordin e 77% e numrit rekord të votave gjatë vitit 2016.

Lexo po ashtu Nga fillimi i zgjedhjeve deri te fitorja e Biden - E gjitha ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale në SHBA

“Është e pamohueshme, është qind për qind e sigurtë se do të vëmë rekord të ri sa i përket numrit të përgjithshëm të votave në Kaliforni”, ka bërë të ditur Paul Mitchell, zëvendëspresident në Political Data.

Shumë amerikanë kanë votuar në orët e para të mëngjesit por edhe me postë për shkak të pandemisë së coronavirusit, e Kamala Harris, kandidate për zëvendëspresidente, ka shkruar në Twitter se “tashmë është arritur një numër rekord i votimit”. /Telegrafi/

Exit mobile version