Kalidou Koulibaly po kalon një sezon fantastik këtë vit në fanellën e Napolit.
Kjo ka bërë që për shërbimet e qendër mbrojt[sit të interesohen shumë klube të mëdha evropiane.
Një ndër to është edhe skuadra e Barcelonës, e cila e sheh si pasardhës së Javier Mascheranos.
Megjithatë, agjenti i lojtarit 26-vjeçar ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të futbollistit te katalonasit.
“Gazetat lokale shpesh përdorin spekulime rreth ngjarjeve në tregun e transferimeve për të rritur qarkullimin e tyre”, komentoi Bruno Satin në radio të CRC. “Calida është 100 për qind i fokusuar në te Napoli”.
Koulibaly u transferua në Napoli nga Genk në vitin 2014 dhe tani është një figurë kyçe në mbrojtje të liderit të Serie A.
Ndryshe, francezi deri më tani është paraqitur 95 herë ndërsa ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/