Site icon Telegrafi

Kalidou Koulibaly mbetet objektivi i parë i Barcelonës këtë verë për mbrojtjen

Ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly është objektivi i parë i Barcelonës këtë verë për të siguruar mbrojtjen, shkruan Gazzetta dello Sport.

Afrimi i lojtarëve në mbrojtje është prioritet për Barcelonën dhe Koulibaly është emri i parë në listën e dëshirave.

Por sjellja në Barcelona e senegalezit do të jetë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë për drejtuesit e klubit.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka refuzuar më parë oferta prej 100 milionë eurosh nga Manchester United, PSG, Manchester City dhe Real Madrid.

Ai i ka premtuar Koulibalyt shiritin e kapitenit pas largimit të Lorenzo Insigne, i cili do të kalojë në MLS këtë verë.

Shpresa e vetme e Barçës qëndron në faktin se Koulibaly ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe afati kalimtar veror do të jetë një mundësi për Napolin që ta shes me çmimin e tregut, nëse ai nuk vendos të zgjasë kontratën. /Telegrafi/

Exit mobile version