Telegrafi

Kali vraponte në hapësirën mes dy palë binarëve në Egjipt, ku dy trena po lëviznin me shpejtësi – pasagjerët shikonin të habitur

Një tren me plot pasagjerë nuk mund t’ju besonin syve, kur panë një kali duke vrapuar në hapësirën mes dy palë binarëve nëpër të cilët po kalonin trenat.

Pamjet e filmuara në Egjipt, shfaqin trenat që po udhëtonin nga Asyut në Sohad, kur një kafshë u fut në mes dy palë binarëve dhe vraponte me tërë forcën – e vetëm pak centimetra e ndante nga përplasja që sigurisht se do të ishte fatale, transmeton Telegrafi.

Kali i bardhë vraponte, e pasagjerë të shumtë dolën nga vagonët për të alarmuar shoferin e trenit tjetër që po vinte nga ana e kundërt.

Megjithatë nuk dihet nëse kali kishte ikur nga ndonjë fermë, apo thjesht kishte rastisur të jetë aty në momentin kur trenat po kalonin. /Telegrafi/