Telegrafi

Kali përpiqet të hipë në autobus në Britani

Ndoshta ai mendoi se ishte Pony Express.

Imazhet gazmore tregojnë një kalë të vogël duke u përpjekur të hipë në një autobus në Britani të Madhe.

Kafsha u pa kohët e fundit duke u munduar të futet në një autobus në Brixington, Exmouth.

“Siç mund ta imagjinoni shoferi ynë ishte mjaft i befasuar kur pa kalin e vogël duke u përpjekur të hipte në autobus”, tha një përfaqësues i kompanisë, raporton nypost.

“Poni ishte mjaft i bindur se donte të përfitonte nga oferta jonë aktuale e tarifës prej 2.5 eurove”, shtoi ai.

Ndërkohë që spektakli i çuditshëm ka të ngjarë të ishte ngjarja e asaj dite për ata që e panë, duket se kali i vogël nuk ishte pas një udhëtimi – por thjesht donte të thoshte “Tungjatjeta”. /Telegrafi/