Shoferja e një veture që po udhëtonte në një autostradë kishte vërejtur një kali që kishte humbur dhe po vraponte nëpër rrugë duke rrezikuar jetën e vet dhe të shoferëve në Houston të Teksasit.
Por, për fat të mirë ajo bashkoi forcat me policin e trafikut që bën të pamundurën që ta ndalin dhe largojnë nga rruga, para se ta godiste ndonjë veturë, transmeton Telegrafi.
E gjithë ngjarja ishte filmuar brenda një veturë ku shfaqte kalin duke vrapuar në autostradën e mbushur me vetura që lëviznin me shpejtësi të madhe.
Mediat amerikane raportojnë se kali kishte ikur nga ferma e pronarit dhe kishte përfunduar në rrugë, dhe nga frika e zhurmës së veturave kishte filluar të vrapoj.