Telegrafi

Kaktusi i mbjellë para 30 vitesh, rritet dhjetë metra brenda javës (Foto)

Julia Hardy është befasuar me kaktusin që ndodhet në kopshtin e saj në Devon të Anglisë, që brenda javës është rritur për afro dhjetë metra.

Kopshtarja 62-vjeçare, është kujdesur shumë për këtë bimë, duke e mbuluar me batanije gjatë dimrave të ftohtë, por nuk ka mundur ta rriste më shumë, transmeton Telegrafi.

Bima që papritmas u rrit për dhjetë metra

Temperaturat e larta që kanë mbretëruar së fundmi, i kanë dhënë fuqi që të rritet papritmas, megjithëse nuk ka nxjerrë lule.

Kjo bimë është e njohur edhe si shekullore, meqë mund të jetojë deri në 100 vjet.

Gati sa shtëpia me tre kate

Mirëpo, në momentin që lulëzon thahet dhe vyshket menjëherë. /Telegrafi/