Julia Hardy është befasuar me kaktusin që ndodhet në kopshtin e saj në Devon të Anglisë, që brenda javës është rritur për afro dhjetë metra.
Kopshtarja 62-vjeçare, është kujdesur shumë për këtë bimë, duke e mbuluar me batanije gjatë dimrave të ftohtë, por nuk ka mundur ta rriste më shumë, transmeton Telegrafi.
Temperaturat e larta që kanë mbretëruar së fundmi, i kanë dhënë fuqi që të rritet papritmas, megjithëse nuk ka nxjerrë lule.
Kjo bimë është e njohur edhe si shekullore, meqë mund të jetojë deri në 100 vjet.
Mirëpo, në momentin që lulëzon thahet dhe vyshket menjëherë. /Telegrafi/