Site icon Telegrafi

Kaka: Presioni është në Pogban, pas transferimit rekord

Fantazisti brazilian, Leita Kaka mendon se Paul Pogba do ta ndjejë presion pas transferimit rekord botëror te United.

Lieta Kaka është njeriu i fundit që ka folur për transferimin rekord të mesfushorit francez nga Juventusi te Unitedi.

“Sigurisht që ai ka shumë presion, kur ju keni një transferim të tillë me një shumë të madhe të hollash”, deklaroi Kaka për Omnisport, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Allegri: Shitja e Pogbas ishte marrëveshje e jashtëzakonshme

“Klubi e bëri këtë, sepse ata e kuptojnë se ai do të sjellë shumë gjëra. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe shumë i ri. United kanë një plan për të dhe ai ndoshta ia vlen”, përfundoi mesfushori brazilian.

Ndryshe, Pogba do të humbasë ndeshjen hapëse të United ndaj Bournemouth të dielën, pasi ai është i pezulluar me një lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version