Kaka ka mirëpritur Lionel Messin në klubin ekskluziv të ‘Triple Crown’ pasi sulmuesi legjendar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.
Messi, duke luajtur në atë që supozohet të ketë qenë turneu i fundit i karrierës së tij të shkëlqyer, frymëzoi Argjentinën në Katar me një seri paraqitjesh befasuese.
Ky ishte momenti kurorëzimi i karrierës së Messit. Është arritja që, për shumë, e vendos atë së bashku me të ndjerin Pele dhe Diego Maradona në panteonin e të mëdhenjve të të gjitha kohërave.
Kaká le dio la bienvenida a Lionel Messi al club de los futbolistas con Mundial, Champions y Balón de Oro.
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) December 31, 2022
Por, çfarë është ‘Triple Crown’ ?
Triumfi i Messit në Kupën e Botës e ka bërë atë të bashkohet me një listë ekskluzive lojtarësh.
35-vjeçari është lojtari i nëntë që i bashkohet klubit të ‘Triple Crown’.
Çdo lojtar në listë ka fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe të paktën një Top të Artë.
Në storien e tij në Instagram, Kaka ka postuar një grafik krahas mbishkrimit: “Mirë se erdhe në klub, Leo Messi”.
Mirëpo, kush është në klubin e “Triple Crown” :
Bobby Charlton: Kupa e Botës (1966 me Anglinë), Topi i Artë (1966), Kupa Evropiane (1968 me Manchester United)
Franz Beckenbauer: Kupa e Botës (1974 me Gjermaninë), Topi i Artë (1972, 1976), Kupa Evropiane (1974, 1975, 1976 me Bayern Munich)
Gerd Muller: Kupa e Botës (1974 me Gjermaninë), Topi i Artë (1970), Kupa Evropiane: 1974, 1975, 1976 me Bayern Munich)
Paolo Rossi: Kupa e Botës (1982 me Italinë), Topi i Artë (1982), Kupa Evropiane (1985 me Juventus)
Zinedine Zidane: Kupa e Botës (1998 me Francën), Topi i Artë (1998), Liga e Kampionëve (2002 me Real Madrid)
Rivaldo: Kupa e Botës (2002 me Brazilin), Topi i Artë (1999), Liga e Kampionëve (2003 me AC Milan)
Ronaldinho: Kupa e Botës (2002 me Brazilin)), Topi i Artë (2005), Liga e Kampionëve (2006 me Barcelonën)
Kaka: Kupa e Botës (2002 me Brazilin), Topi i Artë (2007), Liga e Kampionëve (2007 me AC Milan)
Lionel Messi: Kupa e Botës (2022 me Argjentinën), Topi i Artë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021), Champions League (2006, 2009, 2011, 2015 me Barcelonën). /Telegrafi/