Ish-ylli i Milanit, Ricardo Kaka, ka thënë se ai është i lumtur se Stephan El Shaarawy po kalon formë të mirë te Roma.
Braziliani tha se ai është tifoz i madh i Milanit dhe dëshiron të shikojë Rossonerët në Ligën e Kampionëve.
“Unë jam i lumtur për El Shaarawyn, e kam takuar te Milani. Ai është një i mirë dhe jam i kënaqur me rritjen e tij”.
“Balotelli e di se çfarë po bënë, është shumë i talentuar dhe shumë i rëndësishëm për futbollin botëror”.
“Milani do të jetë gjithmonë në zemrën time. Të gjithë tifozët e Milanit do donin të shikonin klubin në Ligën e Kampionëve dhe sa më lartë në renditje”, ka thënë Kaka për Sky Sport. /Telegrafi/