Ish-lojtari i Brazilit, Leita Kaka ka folur rreth Lucas Paquetës pas arritjes së marrëveshjes në parim me AC Milanin.
Braziliani ka pohuar se futbollisti ka një të ardhme të ndritur te klubi italian pasi ylli i Flamengos duket i vendosur të shkojë në San Siro.
Menaxheri i përgjithshëm Leonardo zbuloi se skuadra e Serie A ka një “marrëveshje parimore” me Flamengon për të sjellë mesfushorin sulmues në muajin janar te Milani.
“Ai është një lojtar që ka një të ardhme të ndritshme përpara”, tha Kaka, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe Serie A me Milanin.
“Ai tashmë është thirrur në ekipin kombëtar brazilian, por është më mirë që të mos bëjmë krahasime”.
“Unë kam parë kaq shumë prej tyre në ditët e fundit që e kanë krahasuar me mua, me [Alexandre] Paton, Ronaldinhon, Cafun, Rivaldon … me të gjithë brazilianët që kanë qenë pjesë e historisë së Milanit”, tha Kaka.
Lojtari 21-vjeçar, i cili është i vendosur të bashkohet me Milanin në një marrëveshje të raportuar prej 35 milionë eurove, gjithashtu është i lidhur me Liverpoolin, Barcelonën dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/