Ricardo Kaka ditë më parë e ka zbuluar dëshirën për ta lënë Orlandon.
Kaka ka publikuar një mesazh në Instagram ku ka lënë gojëhapur shumë tifozë.
Ish shoku i tij te Milani, Marco Borriello, e ka ftuar që të kthehet në Serie A.
Boriello i ka shkuar: “Eja në Spal, kemi nevojë për një mesfushor dhe fanellën me numër 22 do ta lë”.
Dyshja ka luajtur së bashku te Milani për një kohë.
Kaka pritet të largohet nga Orlando që në janar, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Nuk dihet ende se a do ta lërë futbollin apo do të kthehet të luajë në Evropë.
Nuk përjashtohet edhe një rikthim në Itali ku u bë yll. /Telegrafi/