Telegrafi

Kaka kthehet në zhveshtoren e Realit (Foto)

Ikona braziliane, Kaka, ka gjetur kohë që të takojë ish-bashklojtarët e tij të Real Madridit.

Real Madridi po qëndron në turne parasezonal në SHBA dhe natyrisht se Kaka ka shfrytëzuar rastin që të takojë ish-bashkëlojtarët e tij.

Ai ka qëndruar me Casemiron dhe Marcelon, bashkëkombasit e tij, duke i motivuar ata para një ndeshje miqësore.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

Kaka do të ketë rastin që të përballet me Real Madridin nesër nga ora 02:30 në ndeshjen që Los Blancos e zhvillojnë ndaj përbërjes më të mirë të kampionatit amerikan, All Star MLS.

Kaka te Reali ka pasur një karrierë jo aq të mirë sa është pritur, me 27 gola në 89 paraqitje. /Telegrafi/