Telegrafi

Kaka: Derbi është i veçantë

Mesfushori brazilian, Leite Kaka ka folur për ‘Derby Della Madonnina’, ku sonte do të përballen Milan dhe Inter.

Anëtari i skuadrës amerikane Orlando City, e vlerëson këtë derbi si të veçantë.

“Milan-Inter është derbi i veçantë, i rrallë, sepse është një qytet me dy klube të mëdhenj, që luajnë në të njëjtin stadium. Nga gjithë derbit që kam luajtur, ky është special për mua. Kam ende shumë Milan e Itali në zemër”.

“Ishin vite të bukura. Shënova që në derbin tim të parë. Shënova një gol të bukur në vitin 2004, kur fituam 3-2 me përmbysje. Kam kujtime fantastike edhe nga derbit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi braziliani.

Kujtojmë që Kaka kishte lënë Milanin për të kaluar në Real Madrid, mirëpo braziliani u rikthye përsëri në shtëpinë e tij. /Telegrafi/