Site icon Telegrafi

Kajtazi: Stresi nuk e arsyeton fjalorin e Haradinajt (Video)

Gazetari Vehbi Kajtazi, duke folur në RTV Dukagjini, ka thënë se stresi i kryeministrit Haradinaj nuk e arsyeton fjalorin e tij në raport me mediat. Ai e ka quajtur zëdhënësin e Qeverisë, Arbër Vllahiun, zëdhënësin më të keq në botë.

Ajo që duhet me vlerësuare është kërkim falja e zotit Haradinaj. Natyrisht është dashtë shumë më herët ta bëjë një gjë të tillë. Stresi i tij nuk e arsyeton fjalorin në raport me media”, tha Kajtazi.

Ai tha se Haradinaj ka një nisje jo të mirë të qeverisjes. “Kjo ndodhë për dy arsye: E para ai është një kryeministër, por ai nuk është në pushtet. Ai është në koalicion, por nuk ka deputetë”, tha ai.

Kajtazi ka folur edhe për stafin e kryeministrit, duke thënë se Arbër Vllahiu është zëdhënësi më i keq në botë. “Vllahiu ka sjellje jo korrekte me gazetarët”, tha ai.

Ndërsa për drejtorin e zyrës së mediave në kryeministri, Halil Matoshin, Kajtazi ka thënë se ai gjatë karrierës së tij si gazetar dhe analist ka bërë anime të mëdha. “Ai mbron zotin Haradinaj dhe bjen në kundërshtim me krejt atë që ka thënë gjatë këtzre viteve se ‘unë luftoj për liri'”, tha Kajtazi.

Këto komente gazetari Kajtazi i bëri në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ku në temën “Pushteti dhe mediat” debatuan analistët: Imer Mushkolaj, Ernest Luma, Vehbi Kajtazi dhe Muhamet Hajrullahu /Telegrafi/

Exit mobile version