Site icon Telegrafi

Kaia Gerber e veçantë në fotosesionin e ri për Calvin Klein

Foto: Kaia Gerber/Instagram

Kaia Gerber është ngritur në krye të supermodeleve më të mira në botë gjatë dy viteve të fundit.

Dhe të enjten, vajza e modeles, Cindy Crawford dhe Rande Gerber, e ka dëshmuar se si ka arritur të ketë këtë reputacion, falë pamjes dhe linjave të saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.

20-vjeçarja, ka pozuar me të brendshme me ngjyrë të zezë në fotosesionin e ri për Calvin Klein, markë për të cilën punojnë edhe Kendall Jenner dhe Justin Bieber.

Foto: Kaia Gerber/Instagram

Përveç imazheve, Kaia ka realizuar edhe një klip me Calvin Klein, duke dëshmuar se ka edhe aftësi aktrimi.

Në fotosesionin ku ajo u paraqit me disa lloje të ndryshme të brendshmesh, modelja tregoi format joshëse, nga të cilat edhe ka fituar famë dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Foto: Kaia Gerber/Instagram

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi festoi përvjetorin e parë të lidhjes me aktorin 24-vjeçar Jacob Elordi.

Burimet afër çiftit kanë treguar se dyshja janë takuar shtatorin e vitit të kaluar dhe u dashuruan menjëherë. Modelja ka folur hapur për dashurinë e saj për aktorin australian.

Foto: Kaia Gerber/Instagram

Në maj, Kaia foli për marrëdhënien e sigurt dhe stabile me aktorin, gjatë intervistës me Vogue.

Ritheksojmë se Kaia është vajza e modeles së famshme, Cindy Crawford, 55-vjeçare dhe biznesmenit të industrisë së muzikës, Rande Gerber, 59 vjeçar. /Telegrafi/

Foto: Kaia Gerber/Instagram
Exit mobile version