Site icon Telegrafi

Kai Havertz vuri duart në kokë nga goli që realizoi Bukayo Saka për Arsenalin

Arsenali e nisi sezonin e ri me fitore, duke mposhtur 2-1 Nottingham Forestin.

Gunners ishin nënkampion në edicionin e kaluar në Ligën Premier, ndërsa do të tentojnë që ta fitojnë titullin në këtë sezon.

Topçinjtë fituan me golat e Eddie Nketihas, që u asistua prej Gabriel Martinelit dhe Bukayo Sakas, me William Saliban që ishte në rolin e asistuesit.

Lexo po ashtu Fitore e Arsenalit, por me shqetësime – transferimi i ardhur në verë për 40 milionë euro la ndeshjen në mes shkaku i një dëmtimi

Por, Kai Havertz që nuk pati ndikim të madh te Arsenali në debutimin e tij, nuk u besonte syve nga goli i Sakas.

Anglezi lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 32-të, për të mposhtur portierin kundërshtar.

Gjermani mbeti duke e mbajtur kokën, pas asaj goditje brilante, duke mos u besuar syve se çfarë pa. /Telegrafi/

Exit mobile version