Telegrafi

Kai Havertz është përfundimisht i Chelseat

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Peter Bosz ka bërë të ditur se ai nuk mund të llogarisë më në Kai Havertzin dhe lojtari nuk do të stërvitë me ta.

Strategu i skuadrës gjermane ka konfirmuar kështu se mesfushori do t’i bashkohet Chelseat, që do të paguajë 80 milionë euro për shërbimet e tij.

“Nuk pres më që Kai Havertz të stërvitet me ne, po ashtu edhe Kevin Volland”, ka thënë Bosz.

Ka mbetur tanimë çështje kohësh kur anësori gjerman do të prezantohet te Chelsea si transferimi i tyre rekord.

Në rast se Havertz shkëlqen në Ligën Premier, The Blues do të paguajnë edhe 20 milionë euro bonuse te Leverkusen. /Telegrafi/