Site icon Telegrafi

Kahn e godet Ronaldon: Është i mërzitshëm

Ish-portieri i Bayern Munichut, Oliver Kahn, thotë se Cristiano Ronaldo nuk ka luftuar për Portugalinë në duelin ndaj Islandës.

Ai po ashtu shton se Ronaldo ishte ekzagjerues në shumë raste dhe i mërzitshëm.

“Ai ishte i qetë. Në rolin që kishte, ai është dashur të luftonte më shumë”.

“Si lojtar i nivelit të tij që po bëhet më i pjekur, ai duhet të kuptojë se është e mërzitshme për ne që ai gjithmonë të shfaqë imazhin e njëjtë, që të bëhet protagonist dhe ekzagjerues”.

“Ai shënoi penaltinë vendimtare në Ligën e Kampionëve. Natyrisht ai e shqeu fanellën e tij, por për dikë kjo ishte shumë e tepruar, dikush është dashur ta ndalë, sepse do ishte shenjë e respekti për lojtarët e Atleticos”.

“Kjo do ta bënte të madh e jo festimi i çmendur. Mua më bezdis kur Ronaldo tenton gjithmonë të marrë vëmendjen”, u shpreh Kahn për Bild. /Telegrafi/

Exit mobile version