Telegrafi

Kafshoi më shumë se që mund të përpinte, megjithatë e gllabëroi me shumë vështirësi (Foto)

Sujith VP e ka parë nga afër një gjarpër, që dukej sikur kishte sytë më të uritur se barkun.

Në fotografitë e 28-vjeçarit, shihet reptili që kishte zënë një bretkosë mjaftë të madhe dhe nuk kishte fuqi ta përpinte, transmeton Telegrafi.

Pas shumë vështirësive, gjarpri i hollë e gllabëroi amfibin e gjerë afro dhjetë centimetra – me këmbët e gjata, që ishin të fundit që u zhdukën – para se të rrëshqiste sërish, në pjesën malore në Kerala të Indisë.

Për një moment, trupi i presë ia zgjeron trupin në masë të madhe, por vazhdon të përtypë i vendosur. “Kurrë nuk kam parë diçka të tillë” ka shkruar Sujith, i cili është ndjekës i gjarpërinjve dhe i njeh nga afër këto gjallesa. /Telegrafi/