ISIS po humb çdo ditë e më shumë terren në Irak dhe nuk është larg dita kur xhihadisti i fundit të largohet.
Një kontribut të madh në eliminimin e tyre po jep edhe “Divizioni i Artë”, një njësi komandosh e specializuar për situata të caktuara.
Ata janë stërvitur dhe financuar nga SHBA. Komandot kanë liruar sot gjashtë lagje të Mosulit, duke zvogëluar edhe më shumë ndikimin e ISIS-it në këtë qytet.
Ata kanë marrë nofkën “Kafkat”, pasi mbajnë maska të tillë në fytyrë, transmeton tema.
Sipas banorëve të kësaj zone, “Kafkat” janë shndërruar në tmerr për ISIS-in.