Telegrafi

Kadriu: Veljanoski në mënyrë solemne duhet ta dorëzojë kabinetin

Profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu konsideron se kryesuesi i seancës konstituive në Kuvendin e Maqedonisë, Trajko Veljanoski duhet që me automatizëm ta dorëzojë kabinetin dhe dokumentacionet e nevojshme kryeparlamentarit të ri. Sipas tij, edhe përkundër rrethanave të krijuara, dorëzimi i kompetencave do të duhet të bëhet në mënyrë solemne, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Profesori Kadriu vlerëson se në rast se kryesuesi i seancës konstituive për disa ditë tregon rezistencë në mosdorëzimin e kabinetit dhe dokumentacionit përkatës, ai duhet të largohet me forcë./Telegrafi/