Telegrafi

Kadrijaj: Veprimi im më i mirë në Kuvend, refuzimi i Gjykatës Speciale

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për Gjykatën Speciale.

Kadrijaj ka thënë se veprimi më i mirë i saj në Kuvendin e Kosovës ka qenë mos votimi i Gjykatës Speciale, përcjell Telegrafi.

“Ka qenë e tmerrshme të barazohet krimineli me çlirimtarin. Neve na kanë detyruar të mbrojmë pragun e shtëpisë”.

Ajo ka thënë se pavarësisht se votimi ka qenë individual, sipas saj secili deputet që ka votuar Specialen ka bërë veprim shumë të keq.

Kadrijaj, e cila ka qenë e ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale ka treguar si ka shkuar ky proces.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Time Kadrijajt për luftën: Për femrat ishin sfiduese rrethanat malore

“Më thënë të drejtën kam kaluar mirë. Jam pyetur në pika të shkurtra për aktivitetin tim si mjeke në UÇK. Unë kam treguar që ne kemi bërë një punë të mirë dhe humanitare. Iu kemi shërbyer ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës tonë”.

Mjekja thotë se pavarësisht se tashmë ka fituar mandatin e katërt si deputete, puna e saj më e mirë ka qenë angazhimi në luftën e UÇK-së./Telegrafi/