Telegrafi

Kadrijaj: Sipas Haxhiut, Beogradi e porositi Haradinajn ta formonte ushtrinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila fajësoi qeveritë e kaluara për qasjen në dialog me Serbinë.

Në një konferencë për media të mërkurën, Haxhiu tha se partitë të cilat kanë udhëhequr me vendin në të kaluarën “e kanë mësuar keq Beogradin, duke i thënë ‘po’ për gjithçka”.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar deputetja Kadrijaj, e cila ka thënë se “sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me ua vendos taksën”.

“Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë ushtrinë, t’ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht. Gjithashtu sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me ua vendos taksën”, ka shkruar deputetja e opozitës në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/