Site icon Telegrafi

Kadrijaj i reagon Haxhiut: Kauzat e LVV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë për ardhje në pushtet

Deputetja nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila njoftoi për humbjen e mostrave të gjakut të Astrit Deharit.

Kadrijaj ka thënë se të gjitha kauzat e VV-së duke përfshirë edhe rastin Dehari, kanë qenë propagandë vetëm për të ardhur në pushtet.

Ajo tha qe asnjë hap dhe asnjë veprim nuk është ndërrmarë nga Qeveria Kurti lidhur me rastin Dehari.

“Papërgjegjsia e kësaj Qeverie po i kushton Republikës. Kauzat e VV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë dhe mjet për të arsyetu ardhjen në pushtet. Ministria e Drejtësisë edhe sot zgjodhi konferencat inepte për të na shitur mjegull dhe për të shfrytëzuar tragjeditë.

Asnjë hap, asnjë veprim, asnjë gjë konkrete nuk bënë që ta mbajnë premtimin për Astritin. Vetëm zhurmë e fajësime për dramë politike mbi tragjedinë e Astritit. Tash kanë zgjedhur që edhe njëherë të jehojnë paaftësinë e tyre duke kërkuar fajtor për shfajësim.

Ndjehemi të shkelur ne dinjitet, aq sa ndjehet çdo aktivist që ka luftu drejt për këtë çështje.

Mbrëmë u shkel Astriti, edhe njëherë”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Exit mobile version