Telegrafi

Kadrijaj i quan mashtrues LVV-në dhe LDK-në, thotë se pas takimeve të kota nuk po mund të ndajnë ‘kulaçin’

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i ka quajtur mashtrues Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi sipas saj, ata kauzë e kanë vetëm pushtetin, e assesi shtetin.  

Kadrijaj ka shkruar në profilin e saj në Facebook, se kur AAK-së i mungonte një numër për të formuar Qeverinë, ata sulmoheshin e ofendoheshin deri në personale, transmeton Telegrafi.

“Kur neve na mungonte një numër për të formuar qeverinë, sulmoheshim e ofendoheshim deri në personale. Ndërsa sot, pas shumë e shumë takimeve të kota, akoma s’po munden të ndajnë kulaçin. Pra, kauzë është vetëm pushteti e assesi shteti. Mashtruesit ndryshe nuk janë”, ka shkruar ajo.

Madje në përfundim të shkrimit, Kadrijaj ka ironizuar me LVV-në dhe LDK-në duke pyetur se a do të takohen prapë për të caktuar takimin e radhës. /Telegrafi/