Site icon Telegrafi

Kadrijaj: Albin ma mirë mos fol hiq, nuk po të ecin mashtrimet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka bërë një reagim pas publikimit të një bisede ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, përgjegjësin kryesor të sulmit në Banjskë.

Sot për këto biseda u deklarua edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili para mediave tha se situata duket e montuar, transmeton Telegrafi.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në reagimin e bërë  thotë se kryeministrit Kurti më nuk po i ecin mashrimet.

“Albin ma mirë mos fol hiq. Tash ma spo të ecin mashtrimet e arsyetimet banale. Po boll mirë që të doli boja”, thotë  ajo në  reagimin e bërë  në Facebook.

Lexo po ashtu Kurti për përgjimet e Kusari-Lilës: Situatë e montuar, qytetarët e dinë kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin

Ndryshe, publikimi i bisedës ka nxitur reagime të shumta, kurse vetë Kusari-Lila ende nuk ka bërë ndonjë reagim./Telegrafi/

Exit mobile version