Site icon Telegrafi

Kadriaj: Tradhtar, kush e voton Demarkacionin me Malin e Zi

Për çështjen e demarkacionit në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova, ka folur deputetja Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila tha se nëse çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, kalon atëherë do të pasojnë edhe veprimet e Opozitës për ta kundërshtuar një vendim të tillë.

“Në fakt po rezulton se pas shumë protestash dhe kundërshtimesh më në fund Qeveria pranoi që të mbahet një tryezë për demarkacionin. Ne nesër po presim që të ballafaqohemi me fakte dhe debati të mos devijojë. Deri tani përplot një vjet kemi treguar fakte të mjaftueshme që vija kufitare është gabim. Nesër të gjithë ata ekspertë që do të jenë prezent, do të japin fakte që kufiri është një dhe i pa tjetërsueshëm. Ne shpresojmë që debutetët të japin verdiktin final për demarkacionin”, tha Kadriaj.

Duke parë që shumica e deputetëve janë të njëzëri që nuk do të votojnë demarkacionin, mendoj që është koha të ju bëjë apel që postet shkojnë dhe vijnë dhe që askush nuk dëshiron që familjes të tyre të ua lëjmë ndonjë hije të zezë familjes. Ata që e votojnë demarkacionin janë tradhtarë, i lënë vetes dhe familjes hije të zezë. Kjo për shkak se kanë ra shumë dëshmorë që Kosova të jetë një e tërë dhe një Kosovë e tillë është me kufijt aktual”, tha ajo.

Sipas deputetes Kadriaj, forma e demarkimit të tillë është e gabuar.

“Ne do të provojmë që të tregojmë që kjo çështje është gabim. Pas situatës së këtij debati, ne do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm”, tha ajo.

E pyetur nëse do të ketë përsëri protesta nëse demarkacioni kalon, Kadriaj nuk e ka mohuar asnjë formë të kundërshtimit të vendimeve që e cënojnë të drejtën e shtetit të Kosovës.

“Në këtë rast mendoj që vështirësia e një kontakti të tillë është nga Meha, e jo nga deputetët e Opozitës. Përkundrazi veprimet e Haradinajt kanë mobilize gjithë opinionin e gjerë për një marrëveshje të tillë. Në bazë të rrjedhjes së debatit normal që do të pasojnë edhe veprimet”.

“Në asnjë vend të botës nuk kam parë që udhëheqësit e shtetit lobojnë në vendet fqinje për të përkrahur këtë marrëveshje. E mira është që nesër do të ballafaqohen faktet, faktet dhe realiteti është në anën tonë.
Nuk besoj që do të dështojmë. Ka pas shantazhe edhe me humbje të vendeve të punës tek ekspertët vetëm për ta mbrojtur dhe përkrahur demarkacionin”, tha deputetja e AAK-së.

Exit mobile version