Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në seancën ku po diskutohet në shqyrtim të dytë buxheti për vitin 2025, ka vendosur një pankartë me mbishkrimin “Fitore Pacolli 200 mijë euro, Gratë e Krushës 0 euro”.
Kjo pankartë u vendos nga Kadrijaj, pasi ditë më parë në media u raportua se Ministria e Bujqësisë ka ndarë subvencione për familjarët e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, ndërsa kishte refuzuar të ndante mjete financiare për gratë e Krushës.
Për subvencionimet e ndara nga Ministria e Bujqësisë ka pasur disa reagime./Telegrafi/