Site icon Telegrafi

Kadri Veseli ka një plan për demarkacionin (Video)

Versioni aktual i marrëveshjes për demarkacionin më Malin e Zi, nuk pritet të shkojë për ratifikim në Kuvend. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është duke e shqyrtuar seriozisht rishikimin e kësaj marrëveshje.

Burime të Tribuna Channel bëjnë me dije se Veseli është i gatshëm që në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të krijojë një komision me ekspertë vendorë të pozitës dhe opozitës, i cili do të shqyrtonte marrëveshjen për demarkacion.

Gjithnjë sipas këtij burimi, Veseli për këtë propozim ka biseduar edhe më kryeministrin Mustafa dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.

Exit mobile version