Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të seancës së sotme plenare ka gjetur kohë që t’i urojë bashkëshortes së tij Shën Valentinin apo ditën e të dashuruarve.
Përmes një fotografie mjaftë romantike ku ai dhe bashkëshortja e tij shihen dorë për dore, dhe një mbishkrimi të thjeshtë, Veseli i ka treguar edhe një herë Violetës se sa e rëndësishme është ajo për të, transmeton Telegrafi.
“Për gruan time Violetën, urime Shën Valentini”, ka qenë mesazhi i kryeparlamentarit.
Vlen të theksohet se bashkëshortja e tij Violeta, cilësohet si një ndër zonjat më të bukura të liderëve tanë politikë./Telegrafi/