Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot vizituan stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri.
Veseli tha se për herë të parë në Kosovë po ndërtohet një stadiumin me kushte të tilla ndërsa premtoi se nuk do jetë i fundit.
Sipas Veselit edhe stadiumi në Mitrovicë do të rinovohet së shpejti.
Duke folur për emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Veseli tha se stadiumi do të mbajë përjetë emrin e tij dhe se do të mbetet në kujtimin e të rinjve, se si një njeriu duhet të punojë për vendin edhe pas pensionimit si futbollist.
Ndërsa ministri i Kulturës Kujtim Gashi tha se stadium me kushte të tilla nuk është parë ndonjëherë dhe se e mban emrin e personit adekuat i cili ka dhënë shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi.
Stadiumi pritet të hapet të hënën, ku Drita si kampion do të luajë ndaj Prishtinës që është fituese e Kupës. /Telegrafi/