Telegrafi

Kadri Veseli befason me vizitën në episodin e 101 të “O Sa Mirë”, kryeparlamentari qesh me lot gjatë xhirimeve (Video)

Ka ardhur para shikuesve të shumtë episodi i 101-të i hit komedisë televizive, “O Sa Mirë”.

Mysafir special në episodin e ri është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Nga prapaskenat e xhirimeve

“Të dashur miq, këtë javë bëra një ndalesë të pazakontë në kolegjin ‘O Sa Mirë’. Ju ftoj ta ndiqni vizitën time atje”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni kryeparlamentarin larg politikës dhe foltores së Kuvendit. Ai e sprovon vetën edhe në aktrim.

Veseli njëherësh ka bërë edhe një selfie me ekipin e aktorëve të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/