Telegrafi

Kaderi thyen heshtjen pas ndarjes me Lumbardhin: Në BBVK gjithçka ishte mrekulli, jashtë ai ishte krejt person tjetër

Bukuroshja Kader Kicaj ka treguar përvojën e saj të fundit në një intervistë për emisionin “Prive”, foli hapur për ndarjen e saj nga partneri i saj i dikurshëm, Lumbardh Salihu, me të cilin u njoh gjatë pjesëmarrjes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2.

Dyshja, të cilët krijuan një lidhje romantike gjatë aventurës së tyre në Big Brother, i ndanë rrugët pak kohë më parë.

Kicaj, e njohur për sinqeritetin dhe të folurën e hapur, ndau detajet e ndarjes së tyre, duke shpjeguar se gjërat nuk funksionuan siç pritej pasi dolën nga shtëpia e BBVK.

“Lidha jonë kur kemi qenë brenda në Big ka qenë super, por jashtë kur kemi dalë s’ka qenë ashtu”, tha Kaderi. “Edhe Lumbardhi brenda ka qenë shumë ndryshe, e jashtë jam ballafaquar me krejt diçka tjetër”.

Kaderi dhe Lumbardhi (Foto: Artan Korenica)

Kaderi theksoi se kishte vënë re një ndryshim të madh në sjelljen dhe karakterin e Lumbardhit pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

“Unë s’dua të flas asgjë për të keq shumë sepse i keqi do të jetë gjithmonë me të keqin. I u roj fat, suksese në jetën e vet”, shtoi ajo, duke treguar se nuk mëedon të ndalet shumë mbi aspektet negative.

Pavarësisht ndarjes dhe vështirësive që kanë hasur si çift, Kaderi tregoi se kishte tentuar të japë edhe një shans të dytë për lidhjen e tyre, por përpjekjet e saj nuk u vlerësuan siç duhet. “E dini që edhe më herët kur jemi ndarë, ia kam dhënë edhe shansin e dytë por ai nuk diti ta përdorë aq mirë”, tha Kaderi me një ton reflektuese.

Ndërsa lidhja e tyre në Big Brother ishte e fortë dhe emocionuese, duket se sfidat e jetës jashtë kamerave sollën ndryshime të papritura që përfundimisht i larguan nga njëri-tjetri. /Telegrafi/