Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova 2, hyri banorja më e re, Kaderja, me besimin që do të shkaktojë shumë trazira brenda në shtëpi.
Ajo pati përballjet e saj me banorët e tjerë që ne momentin që hyri, duke shkaktuar shumë debate sidomos për gjerat që thoshte.
Duket që miqësitë e saj filluan, pasi shpesh e kemi parë ne oborr në biseda me banorët.
Teksa qëndronin në jashtë në oborr, Kaderja u shpreh me Azemin për disa gjëra që ajo i kishte menduar ndryshe, kur ka hyrë.
“Kam menduar që ke frikë të flasësh, arsyerja që je i dashuruar, dhe ke frikë që ajo do të të largohet. Ndoshta të kam paragjykuar për këtë gjë.” – Është shprehur Kaderja me Azemin për Albën.
Ndërsa Azemi thotë që po ta bëja një gjë të tillë do të më bënte të dobët.
Kaderja më tutje vazhdon: “Kur kam dëgjuar muhabetet këtu, që ti dhe Alba nuk keni më asgjë, apo jo?”
Azemi e pranon dhe pohon që ai dhe Alba nuk kanë akoma asgjë mes vete. /Telegrafi/