Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme.
Kadaj- Bujupi përmes një statusi në Facebook, ka theksuar se protesta e nesërme është historike.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës dhe shqiptarë në gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, nesër është ditë shumë e rëndësishme. Protesta e nesërme është historike. Është momenti vendimtar që t’i tregohet klanit Pronto se Kosova, toka e saj, nuk tregtohet.
Nesër, me 1 shtator, në orën 11:00, të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’, në Prishtinë.
JO DEMARKACIONIT! NUK KEMI TOKË PËR TË FALUR!