Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Donika Kadaj – Bujupi, ka theksuar shpronësimi i tokës tek miniera e Sibovcit sot kushton pesëfishë më shtrenjtë se në vitin 2004.
Ajo në emisionin InfoBox të “RTV Dukagjini”, ka thënë se “shpronësimi i tokës në vitin 2004, ka kushtuar katër milionë euro, derisa tash kushtojnë 20 milionë euro”.
“Të gjitha këto ndërtime nuk do të ndodhnin nëse ne nuk do t’i kishim një qeveri të korruptuar. Ka informata nga terreni – respektivisht nga banorët e vjetër – se individë të caktuar nga PDK, kanë ndërtuar dhe blerë prona fiktive; shtëpi që nuk banon askush. Ka zyrtarë politikë që kanë prona në emër të qytetarëve dhe do të përfiton nga shitja e këtyre pronave”, ka shtuar Kadaj Bujupi. /Telegrafi/