Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se në të gjitha hartat e prodhuara pas vitit 1945 e deri me 1999, dëshmojnë se kufiri është në majë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit.
“Në të gjitha hartat e prodhuara pas vitit 1945 e deri me 1999, ne shtetet e RSFJ, ku paraqitet Kosova dëshmojnë se kufiri është ne majë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit. Komisioni shtetëror i Kosovës e pakëson territorin duke u bazuar ne kadastër te vitit 1928 e 1931, kur Kosova nuk njihej as si krahinë e as si shtet, madje as njësi territoriale, por si pjesë e asaj që mes viteve 1929-1941 njihej si Banovina Zeta. Siç u pa nga disa studime, popujt e civilizuar luftojnë për pak metra katror të territorit te vet (Gjermania me Çekinë, ShBA me Meksikën), kurse Kosova tjetërson mijëra hektarë territore, burime të ujit e pasuri. E pushtetarët në vend se të punojnë në përmirësim të gabimit dhe të rishikojnë shënjimin e kufirit, kërkojnë nga qytetarët FAKTE…” (sic.), shkruan ajo në Facebook.