Nga 24 marsi i këtij viti, Donika Kadaj-Bujupi është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, pas 13 vitesh aktivitet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Në “Interakiv” të KTV-së, ajo ka thënë se deri tash nuk është takuar me asnjë deputet apo zyrtar të ish-partisë, për të cilën edhe ka hyrë në garë për të parën e Istogut, transmeton Koha.net.
Ndërsa, në pyetjen se a është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ajo ka qenë e shkurt.
“Është një çështje dhe kapitull i mbyllur, e kam shpjeguar gjithë çka kam pasur të them”, ka thënë Kadaj-Bujupi, që më pas ka shtuar se me Vetëvendosjen do të vazhdojë të kundërshtojë të këqijat e pushtetit.