Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka thanë se më 11 qershor qytetarët e vlerësuan subjektin e saj si “të vetmin shans për ndryshim”.
Në TV Rrokum ajo thotë se ish-bashkëpunëtorët e saj në AAK ia kanë uruar fitoren asaj dhe VV-së.
“Jemi kundër PAN-in si koalicion, por jemi të hapur ndaj deputetëve që duan ndryshim”, thotë ajo.
“Edhe elektorati i LDK-së ka votuar për të rinjtë, për ata që me veprimet dhe kundërshtimet e tyre ishin në një vijë me VV-në”, shprehet Kadaj-Bujupi, duke shtuar se VV është e gatshme edhe për zgjedhjet tjera. /Telegrafi/
https://youtu.be/QshuqpRTfHs