Është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër heqjes së taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kryeministri Kurti ka ndryshuar me ardhjen e tij në pushtet.
“Kryeministri ka ndryshu me ardhjen në pushtet, por ndryshimi më radikal është optimizmi i Kurtit në raport me Serbinë. A mund të më thotë dikush pse duhet të hiqet taksa. Mos u nënshtroni. Problemet që ju i keni LVV-LDK nuk janë probleme tona. Është mirë me i kursy qytetarët nga kto telenovela. Çdo ditë njëri partner e kërcënon tjetrin se do të dalë nga Qeveria, kursenani, shkoni prapë në Prevallë dhe merruni vesh, merrni seriozisht çdo vendim”, ka thënë deputetja, transmeton Telegrafi.
Deputetja po ashtu ka kritikuar LVV-në dhe LDK-në se nuk kanë program qeverisës dhe se në muajin e parë janë marrë vetëm shkarkime bordesh.
“Ajo sallë ku thatë po shkojmë më bo programin, ndërsa ju më 6 tetor keni thënë se keni harmonizuar programin qeverisës, pra paska qenë mashtrim. Një muaj qeverisje ju nuk keni program. E na keni thënë se i kemi harmonizuar të gjithë çështjet. Krejt çka keni keni bërë që një muaj është një vrull i madh për me shkarku borde dhe me shkarku zyrtarë në MPJ”, ka deklaruar ajo.
Seanca ka filluar rreth orës 11:00./Telegrafi/