Telegrafi

Kadaj-Bujupi: Bashkëpunimi i grave po sjellë rezultate, ai i burrave telashe

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se bashkëpunimi i burrave po sjellë telashe, për dallim nga ai i grave që sipas saj po sjellë rezultate.

Kadaj-Bujupi këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, pas takimit të pati me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputeten e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se njëra prej iniciativave të mira të bashkëpunimit të grave deputete është edhe amandamenti për fuqizimin dhe përparësinë e prodhuesve vendor në ligjin e prokurimit publik, pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërmjet grave sjellë rezultate, bashkëpunimi i burrave po sjellë telashe!
– Një prej iniciativave të mira të bashkëpunimit të grave deputete është edhe amandamenti për fuqizimin dhe përparësinë e prodhuesve vendor në ligjin e prokurimit publik, pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.
Falemnderit gjithë deputetëve që e mbështetën këtë amandament.
/Telegrafi/