Telegrafi

‘Kaçurrelja’ e “O Sa Mirë” mbulohet në Stamboll

Foto: Linda Jarani/Instagram

Linda Jarani ka qenë njëra ndër aktoret më të spikatura të hit serialit “O Sa Mirë”.

Ajo luante rolin e shkodranes, një vajzë me karakter të fortë, por që gjithmonë rrëmbente vëmendjen me dukjen e saj joshëse me kaçurrela.

Linda është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndonëse tashmë nuk është më pjesë e serialit.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, aktorja ka treguar ndodhet me pushime në Turqi, ndërsa ka shijuar disa ditë të mira në Stamboll.

Ndër të tjerash, ajo ka treguar se ka vizituar xhaminë e famshme “Aya Sophia”, ndërsa është mbuluar gjatë vizitës së saj.

Në një fotografi të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, aktorja Jarani duket mjaft tërheqëse teksa shfaqet e mbuluar me një shami të kuqe.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar. /Telegrafi/