Aderimi i parukierit Kaci në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pak kohë më parë, bëri shumë bujë në media.
Megjithatë, ai për Telegrafin tregoi se kishte qenë pjesë e kësaj partie që në themelimin e saj.
Ndërkohë, ai duket se ka krijuar tashmë një afrimitet më të madh me anëtaret që janë pjesë e kësaj partie.
I njëjti së fundmi ka publikuar në InstaStory një fotografi me një ndër klientet e tij të para nga kjo parti, e cila është ish-ministrja, Albena Reshitaj.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij, Kaci shihet me bashkë-partiaken e tij, që tashmë është kandidate edhe për deputete teksa bën simbolin e shqiponjës me duar.
Duke qenë ndër parukierët më me zë në vend, Kaci duket se tash e tutje do të jetë zgjedhja e parë e anëtarëve femra të këtij subjekti politik, për dukjen e tyre. /Telegrafi/