Pas një eksperience të hidhur në Çeki me Viktoria Plzen, Ergys Kaçe mund të përfundojë në Kroaci.
Ashtu siç raporton Panorama Sport, për mesfushorin shqiptar ditët e fundit ka shfaqur interes skuadra e Dinamos së Zagrebit.
Kampionët kroatë këtë sezon janë disi në vështirësi, pasi Rijeka po thyen hegjemoninëme tyre në kampionat.
Për këtë arsye drejtuesit kërkojnë që të forcojnë skuadrën, dhe Kaçe është një opsion.
Kartonin e lojtarit e posedon ekipi i PAOK-ut, por që edhe grekët duket se nuk e kanë në planet e tyre mesfushorin shqiptar.
Kjo gjë mund t’i hapë rrugën lojtarit drejt kalimit te gjiganti kroat, që do të ishtee një mundësi e mirë për Kaçen që të ringrihet në karrierën e tij.