Telegrafi

Kaçe shumë afër kalimit te Panathinaikosi

Ergys Kaçe mund të ndryshoj destinacion dhe të përfundoj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Mesfushori shqiptar i PAOK-ut që nuk po gjen më hapësira në radhët e skuadrës nga Selaniku, ka marrë një ofertë nga skuadra e Panathinaikos.

Në fakt, dy klubet kanë nisur bisedimet prej kohësh për transferimin e brazilianit Rodrigo Molento në Athinë, por gjatë ditëve të fundit në paketën e plotë të transferimeve është propozuar edhe lojtari kuqezi që e ka pranuar menjëherë ofertën, por edhe Dimitris Konstantinidis.

Lexo po ashtu Ergys Kaçe, jashtë planeve të trajnerit të PAOK-ut

Aktualisht, topi është në këmbët e brazilianit i cili duhet të thotë “po” për të kompletuar transferimi e tre lojtarëve të PAOK-ut në radhët e skuadrës së gjelbër.

Kaçe ka humbur vendin edhe tek Kombëtarja e Shqipërisë (Getty Images)

Për momentin palët po diskutojnë mundësinë që kartonët e të tre lojtarëve të ndahen në mënyrë të barabartë me nga 50 %, përcjell SS.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që transferimi i Kaçes të bëhet i plotë në radhët e Panathinaikos nëse klubi kryeqytetas derdh 800 mijë euro për të tre emrat e sipërpërmendur.

Lexo po ashtu E ardhmja e Kaçes mund të jetë në Portugali

Gjithsesi, edhe në rast se operacioni për brazilianin Molento nuk mbyllet, Kaçe me shumë mundësi do të zhvendoset në Athinë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Gjatë muajve të fundit, zërat për largimin e tij nga PAOK-u janë shtuar pasi mesfushori shqiptar nuk është prej kohësh në planet e klubit dhe një destinacion i ri do ta ndihmonte lojtarin të ri-hynte fuqishëm në orbitën e Kombëtares Shqiptare.