Telegrafi

Kaçe rikthehet në Kombëtare, i gatshëm për Skocinë

Vazhdojnë çudirat tek Kombëtarja e Shqipërisë dhe në FSHF.

Me tu publikuar lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë të gjithë pyetën për Ergys Kaçen.

Mesfushori i talentuar shqiptar ka luajtur rregullisht me Panathinaikosin ndërsa Panucci u përgjigj ashpër.

Trajneri italian iu drejtua gazetarëve se nuk kanë informacione dhe se Kaçe nuk është grumbulluar pasi nuk ka luajtur shumë.

Ndërkohë vetëm një dit pas ndeshjes me Izraelin, Panucci ka ftuar me urgjencë Kaçen.

Mesfushori korçar është grumbulluar dhe madje ka stërvitur me ekipin kombëtar.

Ndërkohë nga FSHF dhe trajneri Panucci nuk është lajmëruar fare ardhja e tij.

Gjithsesi shpresojmë që Kaçe t’i ndihmojë bashkëlojtarëve tjerë në fushë dhe ta fitojnë ndeshjen ndaj Skocisë. /Telegrafi/