Telegrafi

Kaçe prezantohet te Viktoria Plzen

Ergys Kaçe ashtu siç pritej është prezantuar sot në ekipin e tij të ri për sezonin e ardhshëm, çekët e Viktoria Plzen.

Mesfushori i Kombëtares pas rinovimit me PAOK-un deri në vitin 2020 u huazua te kampionët e Çekisë ku do të luajë këtë sezon.

Mbrëmë ai mbërriti në Çeki, ndërsa sot ai u prezantua si lojtari më i r ii Vitoria Plzen ku do të mbajë numrin 20.

Mesfushori shqiptar u jep fund zënkave shumë mujore me klubin grek.