Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra të cilit kishin vjedhur pjesë të metalta të konstruksionit të urave.
Rasti ka ndodhur të hënën në Kaçanik.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë, të cilët derisa ishin në sigurim të një kompanie për punimin e rrugëve kishin vjedhur pjesë të metalta të konstruksionit të urave në vlerë rreth 27.132 €”, thuhet në raport.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim